Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur, shkruan Observeri.
Rastin në polici e ka raportuar babai i të miturës.
Ai ka thënë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet ende për vendndodhjen e saj.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti po vazhdon të hetohet.
PERSON I ZHDUKUR
Fushë Kosovë, 26.09.2021 – 07:00. Me datë 27.09.2021 ankuesi mashkull kosovar karaportuar se, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.