Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, shkruan Observeri.
Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme rreth orës 19: 45, ku personat e dyshuar pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur edhe fizikisht.
Personat në fjalë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilëve i’u është ofruar edhe tretmani mjekësorë.
Me urdhër të prokurorir personat janë dërguar në mbajtje.
Lexo edhe: Shqipëria ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri, ka një kërkesë për Serbinë
LËNDIM I RËNDË TRUPORË
Rr. Dardania, Fushë Kosovë 25.09.2021 -19:45 Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasoj e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Njoftimi i Policisë