E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Fushata zgjedhore për balotazh do të jetë vetëm pesë ditë

- Advertisment -spot_img

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fushata zgjedhore për garën e balotazhit do të jetë vetëm pesë ditë.

Sipas Elezit, KQZ-ja në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim që fushata të zhvillohet nga 8 nëntori deri më 12 nëntor.KQZ-ja ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve. Fushata zgjedhore do të jetë pesë ditë, nga 8 nëntori deri më 12 nëntor. Për votuesit nga jashtë që janë regjistruar nga 10 korriku deri më 18 gusht, do të kenë 15 ditë në dispozicion që t’i dërgojnë fletëvotimet e tyre. Kjo do të fillojë nga 29 tetori dhe pakot duhet të dërgohen më së largu deri më 12 nëntor. KQZ-ja është në proces të ridizajnimit të fletëvotimeve të reja.

Valmir Elezi – Zëdhënës i KQZ-së

Ai tutje ka bërë të ditur se komisionarët, vëzhguesit, OJQ-të e mediat duhet të bëjnë një listë me ata që do të angazhohen për garën e balotazhit. Kjo listë duhet të dërgohet nga 28 tetori dhe më së largu deri më 8 nëntor./observeri/

Lexo edhe: Osmani e Kurti: Me rekrutët e rinj në FSK Kosova është më e sigurt

Artikuj të ngjashëm