Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot i janë adresuar me kërkesa të veçanta presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të Parlamentit Glauk Konjufca si dhe kryeministrit Albin Kurti për takim urgjent.
Nga kjo sindikatë kanë thënë se është koha e fundit për të reflektuar krerët e shtetit, duke paralajmëruar masa sindikale pas 13 shtatorit.
Është koha e fundit të reflektojnë krerët e shtetit, çka është mjaft është mjaft. Ditëve në vazhdim do të mblidhen të gjitha shoqata sindikale, odat e profesionistëve shëndetësor ku do të bashkërendohen aktivitetet dhe veprimet sindikale të mëtutjeshme pas datës 13 Shtator 2021.
Njoftimi i FSSHK-së
Kujtojmë që FSSHK ka kërkuar nga Qeveria që t’i rris shtesat e punëtorëve shëndetësorë së paku në 300 euro dhe ka paralajmëruar padi ndaj Qeverisë nëse një gjë e tillë nuk bëhet./observeri/
Lexo edhe: Policia e liron Dardan Molliqajn dhe katër aktivistët e tjerë të PSD-së