E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

FSSHK-ja sot do të protestojë para MSH-së dhe Qeverisë

- Advertisment -spot_img

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), sot do të protestojë para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Protesta para Ministrisë së Shëndetësisë do të mbahet në orën 11:00, ndërkaq para Qeverisë në orën 13:00.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke u bazuar ne vendimin e Kryesisë se FSSHK-së te datës 14.09.2021, pas diskutimit të të gjitha mundësive për reagim sindikal në përputhje edhe me situatën e krijuar me Pandeminë COVID-19 ka vendosur unanimisht të njofton publikun e gjerë si dhe institucionet relevante te qeverisjes vendore (Presidentën, Kryeministrin, Kryeparlamentarin, Ministrin e Shëndetësisë dhe Mediat) se me datë 17.09.2021 (E Premte) do mbahet PROTESTË. Protesta do të mbahet në ora 11:00-11:30 para Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i FSSHK-së

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Ministrinë e Shëndetësisë janë:

  • Vazhdimi i dialogut social,
  • Nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës janë:

  • Ligji mbi Pagat,
  • Dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se, pjesëmarrës në Protestë do të jenë vetëm anëtarët e Kryesisë së FSSHK-së për shkak të situatës së krijuar me Pandeminë COVID-19.

Protesta do të mbahet në ora 13:00-13:30 në po të njejtën ditën para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës./observeri/

Lexo edhe: 13.5 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Artikuj të ngjashëm