Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në facebook ka mohuar raportimet se Forcat e Sigurisë të Kosovës po bëjnë përgatitje ushtarake që të futen në Veriun e Kosovës, shkruan Observeri.
Një gjë të tillë e ka bërë vetë ministria nëpërmjet një njoftimit, duke sqaruar se FSK merr vendim në përputhshmëri me Kushtetutën dhe koordinim me KFOR-in.
Lexo edhe: Parashikimi për vaksinimin i realizueshëm
Dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb.