E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

FSK-ja ulë flamujt në gjysmështizë për viktimat e 11 shtatorit

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se këtë të shtune në të gjitha kazermat e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave në sulmin terrorist të 11 shtatorit, të gjithë flamujt janë lëshuar në gjysmë shtizë.

Në këtë ditë përkujtimi, bashkëndjejmë me dhembje të madhe, bashkë me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe me të gjithë kombin amerikan.

Armend Mehaj – Ministri i Mbrojtjes

Kujtojmë se sot janë bërë 20 vjet prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ku dy aeroplanë të marrë peng kanë goditur Kullat Binjake, ku lanë të vdekur rreth 3 mijë persona./observeri/

Lexo edhe: Ky është numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm