Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se pas përgatitjeve intensive dhe tejet sfiduese, ekipi i FSK-së udhëtoi sot për në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në garën e famshme “Cambrian Patrol 21”.
“Cambrian Patrol 21” është një ndër garat ushtarake më të njohura në botë ku marrin pjesë mbi 100 ekipe nga ushtritë e mbarë botës.
Komandot e FSK-së pritet që të na përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze dhe të kthehen me rezultate shumë të larta nga kjo sfidë.
FSK
Lexo edhe: Nënshkruhen 11 marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut