E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Franca pezullon nga puna 3 mijë punonjës të shëndetësisë, kjo është arsyeja

- Advertisment -spot_img

Ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran ka treguar se 3 mijë punonjës të shëndetësisë janë pezulluar nga puna dhe dhjetëra të tjerë kanë dhënë dorëheqjen pasi Franca filloi programin e saj të detyrueshëm të vaksinave për personelin e kujdesit shëndetësor.

Duke folur për gazetën RTL, Veran këmbënguli se “një numër i madh” i këtyre pezullimeve ishin të përkohshëm dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor ende po funksiononin pa probleme.

Lexo edhe: Zjarri në Spitalin Modular, të premten paralajmërohet protestë në Tetovë

Dje ishte afati i fundit për 2.7 milionë punonjësit e kujdesit shëndetësor në Francë që të kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCovid. Sipas ligjit, personeli i pavaksinuar nuk mund të pushohet nga puna, por ata do të pezullohen dhe nuk do të marrin pagë.

Një nga sindikatat më të mëdha të sektorit publik në Francë, CGT, ka paralajmëruar për një “katastrofë shëndetësore” nëse një numër i madh pezullohet.

Demonstrata janë mbajtur edhe jashtë disa spitaleve të selisë së ministrisë franceze të shëndetësisë.

Por Frederic Valletoux, president i Federatës Franceze të Spitaleve, ka minimizuar shkallën e pezullimeve.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm