Policia e Kosovës në një komunikatë për media për gjithë situatën e krijuar gjatë ditës së sotme në veri të vendit ka publikuar edhe disa fotografi të autoblindave me vrima pas sulmit me armë zjarri në drejtim të tyre.
Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë është raportuar se 10 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre 7 zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe 3 zyrtarë te nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë është lënduar.
Sipas njoftimit, operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është e qetë.




