E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Flasin nga PDK-ja për vrasjen e dyfishtë në Pejë

- Advertisment -spot_img

Vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë ku pas një përleshje, me armë janë vrarë mes vete kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit më 2017, Blerand Kadrijaj, konfirmohet se nuk ka ndonjë lidhje me politikë apo me zgjedhjet.

Anëtari i kryesisë qendrore të PDK-së, Muhamet Haliti që njëherësh është edhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Pejë, ka folur sot për KosovaPress.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj dhe Kadrijaj për rastin tragjik, ndërsa ka theksuar se nga informatat e deritashme ngjarja nuk ka asnjë lidhje politike apo partiake.

Lexo edhe: OBSH iu bën thirrje vendeve të pasura lidhur me vaksinën anti-Covid

Së pari iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të Astritit e Blerandit. Nga ato që dihen deri tash, kjo ngjarje tragjike nuk ka asnjë lidhje me politikë apo me zgjedhje. Kërkojmë që organet e drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje tragjike.

Muhamet Haliti, PDK

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm