Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në vizitë një ditore në Kosovë. Kryeministri shqiptar është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Tashmë në zyrën e kryeministrit ka filluar takimi me Ramën.
Pas takimit dy palësh kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Rama në këtë takim është i shoqëruar më një pjesë të kabinetit të tij qeverisës.
Rama po e zhvillon këtë vizitë në Kosovës pas ftesës që i bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e urimit të tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori edhe mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë.