E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Fillon protesta e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës

- Advertisment -spot_img

Me pankarta në duar filloi protesta e punëtorëve të Lotarisë në Kosovës para ndërtesës së Qeverisë. Përfaqësues i Lotarisë së Kosovës nga Mitrovica, Miran Ademi tha se derisa të miratohet Ligji për lojërat e fatit, do të vazhdojnë protestat.

Unë për 36 vite kam punuar në Lotarinë e Kosovës, do të thotë pa kurrfarë arsye na kanë largu. Plus Qeveria e ka dërgu bordin e vet prej pesë anëtarëve për mbikëqyrjen e punës së Lotarisë së Kosovës, asnjë vërejtje nuk kemi pas askund. Kur janë ndalu lojërat e fatit Lotaria e Kosovës nuk ka qenë në plan, për moment kemi pushu edhe na, ka thanë ndërprehet puna juaj, pa kurrfarë arsye.

Miran Ademi – Përfaqësues i Lotarisë së Kosovës nga Mitrovica

Tutje ai thotë se shumica e punëtorëve kanë kontrata të përhershme dhe qe 30 muaj nuk marrin paga. Sipas tij dy herë janë dhënë të pak të holla dhe pastaj asgjë.

Shumica e lojtarëve që luajnë kanë fillu me lujt në pjesën veriore të Mitrovicës. I bindun jam prej 15 deri në 23 mijë euro luhen, do të thotë derdhen në Lotari të Serbisë, prej punëtorëve tanë ose të Kosovës, do të thotë qysh ta munden me funksionu në Mitrovicë ena nuk mundemi, kur dihet se Mitrovica është pjesë e Kosovës.

Tha Ademi

Ademi shpjegon se kanë provuar disa mënyra të komunikimit por nuk kanë marrë përgjigjie dhe nëse vazhdon kjo gjendje do të ndërmarrin masa të tjera.

“Qeveria të merr përsipër pagat, Mbajeni premtimin miratojeni ligjin, Qeveria pronare punëtorët në rrugë, Edhe fëmijët tanë e duan jetën, Mos na rrezikoni jetën e familjeve.” shkruante në pankartat që mbanin në duar disa nga protestuesit. /observeri/

Lexo edhe: Frashër Krasniqi: Kurti në pushtet s’kërkon drejtësi për Astritin, por përkujtim

Artikuj të ngjashëm