E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Fermerët dorëzojnë peticion në ministri, paralajmërojnë protestë

- Advertisment -spot_img

Një grup i fermerëve nga e gjithë Kosova, mëngjesin e së hënës kanë dorëzuar në ministrinë e Bujqësisë peticionin kundër kritereve që ata i quajnë absurde për subvencionim të grurit, raporton EO, transmeton Observeri.

Kriteret për subvencionim të grurit ata i quajtën absurde.

Njëri nga organizatorët Elmi Qupevaj, tha se 80 për qind e bujqve të mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do të fitojnë asgjë nga shteti.

Sipas tij, në rast që ministri nuk u kthen përgjigje, atëherë ata do të dalin në protesta para ministrisë me mjete bujqësore.

Ministri nuk ishte prezent, kërkesat tona tashmë dihen dhe në rast që nuk na kthehet ndonjë përgjigje jemi të gatshëm për një protestë madhore, me mjete bujqësore. Shpresojmë që ministri të na kthej përgjigje pasi 80% e fermerëve po mbesin jashtë listave për subvencionim të mjeteve bujqësore.

Elmi Qupevaj – Organizator i peticionit

/observeri/

Lexo edhe: Afro 4 mijë raste aktive me koronavirus në kryeqytet

Artikuj të ngjashëm