Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar një person pasi e kishte kanosur me vrasje një polic në Ferizaj derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, shkruan Observeri.
Rasti ka ndodhur me datë 4 tetor rreth orës 23:45.
Lexo edhe: Vuçiq: Nuk ka iluzione për hyrje të shpejtë në BE
Nga i dyshuari i cili ishte nën ndikim të alkoolit njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj 04.10.2021 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur me vrasjezyrtarin policor derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Nga i dyshuari i cili ishte nën ndikim të alkoolit njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.