E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Fatmir Limaj konsideron si të keqe marrëveshjen e arritur në Bruksel

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar marrëveshjen për targa të arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shpreh se kryeministri Kurti po sjell marrëveshje të këqija.

Tutje, ai shtoi se me këto marrëveshje, Kosova po kthehet në vitin 2011.

Ai qe sa është tu shku ne dialog, ka me pru marrëveshje të këqija. Unë jam për dialog, por në 4-5 vite ka investu diplomacia kosovare që me pas marrëveshje gjithëpërfshirëse, çka po ndodh sot? Ne po kthehemi në vitin 2011 me dialog, nuk shkon kjo logjikë kështu.

Fatmir Li,aj – Kryetar i Nismës

Limaj shpreson që qeveria të ketë një plan tjetër nëse marrëveshja dështon.

Unë kam probleme me opozitën, një opozitë anemike e shumë servile, as nuk i ndihmon qeverisë as shtetit, shpresoj të kfillen. Duhet me pas kujdes, nuk shkohet pa plan B, ata banda në njërën anë dhe na në anën tjetër. Me këtë marrëveshje, Vuciqi ska pas nevoj me qit bllokada. Ketë punë e kish kry në Bruksel pa pasë nevojë për drama.

Përfundoi Limaj

/observeri/

Lexo edhe: Phillips: Serbia duhet të ndalojë së kërkuari trajtim special nga bashkësia ndërkombëtare

Artikuj të ngjashëm