E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Eugen Cakolli nga KDI-ja reagon për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale

- Advertisment -spot_img

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas diskutimeve të shumta që po bëhen për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

Cakolli ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve nuk duhet të jetë fare opsion që duhet diskutuar.

Sipas tij fushata do të jetë shumë e lehtë që të zhvillohet duke u orientuar në rrejte sociale.

Në vend të shtyrjes së zgjedhjeve ose shkurtimit të periudhës së fushatës, duhet që të kufizohet lloji i akiviteteve të fushatës, duke mos lejuar numër të madh të qytetarëve në tubime, apo duke i ndaluar tërësisht ato. Sepse ato paraqesin problemin kryesor. Mjafton vetëm të organizohen më shumë debate televizive, e fushata të orientohet nëpër rrjete sociale dhe platforma tjera të komunikimit elektronik.

Eugen Cakolli – KDI

Edhe pse zgjedhjet në 2020-ën ishin shtyrë, aso kohe nuk njihej virusi korona, tha Cakolli.

Kur në mars të vitit 2020 ishte marrë vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë e pastaj në Mitrovicë të Veriut, kjo ishte bërë sepse as nuk e njihnim virusin, as nuk dinim si të mbroheshim prej tij, e as nuk kishim protokolle për mbajtjen e zgjedhjeve në kohë pandemie. Në atë kohë madje ishim në e mesin e dhjetëra shteteve që i kishin shtyrë zgjedhjet për shkak të pandemisë.

Shtoi Cakolli

Ka qenë kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, që ka kërkuar shkurtimin e fushatës zgjedhore. Kërkesës së Abdixhikut i janë përgjigjur pozitivisht edhe krerët e partive opozitare. Kësaj iniciative së fundi i është bashkuar edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./observeri/

Lexo edhe: Gjykata dënon me 500 euro gjobë avokatin Besnik Berisha

Artikuj të ngjashëm