E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Escobari flet për marrëveshjen e arritur sot në Bruksel

- Advertisment -spot_img

Zëvendësndihëms sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Grabiel Escobar në një audio-konferencë me gazetarë ka folur për situatën në Kosovë pas vendosjes së reciprociteti për targa me Serbinë.

Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot.

Gabriel Escobar – Zëvendësndihëms sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë

Ai foli edhe për rolin në përfshirjen më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe cili do të jetë roli i tij në këtë proces, zëvendësndihmës sekretari amerikan ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë e pranishme në këtë proces.

Dialogu është i udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe do të vazhdoj të jetë kështu. Roli jonë ka qenë dhe do të jetë i pranishëm në këtë proces. Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për shtensionim të situatës.

Shtoi Escobar

Ndryshe sot në Bruksel u arrit marrëveshja, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht me 4 tetor, kur pronarët e veturave me targa të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndërrojnë targat me të përkohshme, por t’i mbulojnë simbolet shtetërore me një letër ngjitëse./observeri/

Lexo edhe: Riatdhesohen nga Kizhevaku trupat e viktimave të masakrës së Rezallës

Artikuj të ngjashëm