E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Escobar: Vuçiq ka përkrahjen tonë përderisa ndjek rrugën europiane

- Advertisment -spot_img

Zevendesndihmës sekretari i SHBA-së për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë “nuk janë as të mira e as të këqija”.

Escobar në një intervistë për Al Jazeera, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë i cilësoi si të komplikuara.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë përkrahjen e SHBA-së përderisa ndjek rrugën europiane. Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur edhe për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, pas paralajmërimeve nga Republika Srpska për ndarje.

Sipas tij, në Bosnjë nuk do të ketë luftë dhe se palët duhet të fokusohen në zhvillim ekonomik./observeri/

Lexo edhe: MD-ja i reagon KPK-së: Reforma në drejtësi vazhdon pavarësisht tendencave për ta penguar

Artikuj të ngjashëm