E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Epidemiologu Alimehmeti tregon se a duhet të vaksinohesh nëse ke kaluar Covid-19

- Advertisment -spot_img

Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij, se nuk rekomandon bërjen e vaksinës për personat që kanë kaluar Covid-19.

Ai u shpreh se ky fakt është vërtetuar edhe përmes një studimi të bërë nga një revistë e njohur.

Sipas Alimehmetit, bëhet fjalë për persona që janë imuno-kompentent, që janë në gjendje të ngrenë një përgjigje imunitare.

Mjeku ka theksuar se ai që e ka kaluar Covid-19 ka më shumë mbrojtje natyrale se ai i vaksinuar,  27-fish ndaj formave të rënda dhe 8-fish më shumë ndaj humbjes së jetës.

Lexo edhe: Nga nesër punëtorët e shtetit nuk do të mund të hyjnë në vendet e punës pa vaksinë ose test

Në qoftë se ke kaluar një virus nuk kemi asnjë asnjë virus të njohur që të kesh nevojë për vaksinë nga mbrapa, nëse e ke kaluar në mënyrë natyrore. Flasim këtu për persona që janë imuno-kompentent, që janë në gjendje të ngrenë një përgjigje imunitare siç është përgjigja dërrmuese. Patjetër mund të kesh persona të vjetër, me sëmundje dërrmuese që nuk janë në gjendje të mbajnë një përgjigje imunitare. Ndoshta këta mund t’i konsiderojmë.

Pra, ai që e ka kaluar ka më shumë mbrojtje natyrale se ai i vaksinuar. 27-fish ndaj formave të rënda dhe 8-fish më shumë ndaj humbjes së jetës. Këto janë rezultate shumë të forta dhe janë komentuar edhe në revistën “Science” nga shumë epidemiologë, imunologë me emër të botës. Ne imunitetin natyror e kemi shumë më të fuqishëm. Por nga krahu tjetër, mos të mendojmë se kemi ndonjë rrisk, po të bëjmë vaksinën nëse e kemi kaluar Covidin.

Ilir Alimehmeti, Epidemiolog

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm