E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Enver Sekiraqa lirohet nga paraburgimi

- Advertisment -spot_img

Enver Sekiraqa, i akuzuari për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, është liruar nga paraburgimi.

Lajmi për lirimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Enver Sekiraqa është liruar nga paraburgimi pasi ju ka zëvendësuar kjo masë me arrest shtëpiak për 2 muaj

tha Kelmendi.

Ky është lirimi i dytë i tij nga masa e paraburgimit pasi nga kjo masë ishte liruar edhe katër vite më parë.

Në tetor të vitit 2017 Gjykata e Prishtinës e kishte nga paraburgimi dhe Sekiraqen e kishte dërguar në arrest shtëpiak mirëpo ky vendim nuk kishte zgjatur shumë pasi ishte dërguar sërish në paraburgim.

Enver Sekiraqa akuzohet se kishte nxitur Arben Berishën për vrasjen e Triumf Rizës, vrasje që ndodhi më 30 gusht 2007.

Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht 2007, e që sipas Prokurorisë rasti kishte ndodhur pasi ai kishte dalë nga lokali ‘AM:PM’, dhe ishte duke shkuar në drejtim të makinës së tij kur ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës, tre nga të cilët ishin vdekjeprurës për të.

Për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha si ekzekutor ishte dënuar me 35 vite burg.

Në maj të vitit 2016, Gjykata e kishte gjetur fajtor dhe dënuar me 37 vjet burg Enver Sekiraqën ndërsa pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte kthyer çështjen në rigjykim.
Për të njëjtat akuza ai ishte dënuar edhe në vitin 2020 mirëpo cështja ishte kthyer edhe një herë në rigjykim.

Artikuj të ngjashëm