Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tregoi sot se në takimin me përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq të mërkurën janë marrë vesh që të hapen të gjitha arkivat.
Hoxhaj tha se kurrë nuk e ka menduar se Qeveria e Kosovës do t’i legjitimojë gënjeshtrat e Serbisë, duke shtuar se ky është barazim i viktimës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe.
As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe! Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tone.
Enver Hoxhaj – Ish-ministër i jashtëm i Kosovës
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në një konferencë për media ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Bislimi tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore. Ai tha poashtu që ndërprerja e marrëveshjes për targat që ka pasur afat skandence është interpretuar nga Bashkimi Evropian si shkelje nga ana e palës kosovare./observeri/
Lexo edhe: Petkoviq: Prishtina ka pranuar ekzistencën e arkivave të UÇK-së