E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Enver Hasani: Kosova duhet të kërkojë njohjen nga Serbia në këmbim të Asociacionit

- Advertisment -spot_img

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë e prerë në raport me Serbinë.

Hasani ka thënë se Kosova duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se nëse ajo e do Asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë ajo duhet ta njohë shtetin e Kosovës.

Ti po do Asociacion, unë dua prej teje njohje ndërkombëtare. Pikë. Çdo rrugë tjetër është rreth vicioz dhe e bën Kosovën konflikt të ngrirë. Nëse tash nuk e qartëson, atëherë do të vjen në një konflikt të ngrirë

ka thënë Hasani.

Sipas tij, serbët e kanë problem çdo gjë rreth Kosovës, sepse siç ka thënë, është një mit i çmendur që është krijuar me shekuj.

Ata s’kanë alternativë. Nuk është këtu shumë problemi i Rusisë, por i projektit imperial kinez. Këtu mund të ndodhë një konflikt specifik i ngrirë, si një zorrë qorre e Evropës që nuk luan asnjë funksion por vetëm që nuk e lejojnë që të shpërthejë, pasi që mbyt

është shprehur ai.

Hasani, thotë se çështja e kompetencave ekzekutive në marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është një mit, që është krijuar nga joprofesionistët.

Artikuj të ngjashëm