E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

ENEMO dërgon vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve (ENEMO) ka dërguar pesë ekspertë ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet lokale të 17 tetorit pas akreditimit zyrtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ).

ENEMO ka bërë të ditur se ekipi kryesor tashmë gjendet në Prishtinë dhe do të vëzhgojë raundin e parë të zgjedhjeve dhe raundin e dytë në komunat ku mund të ndodh që të ketë raund të dytë.

Po ashtu IEOM i ENEMOs planifikon që në ditën e zgjedhjeve të monitoroj procedurat e votimit dhe të numërimit në një numër të limituar të vendvotimeve.

Në këtë mënyrë IEOM i ENEMOs synon që ta rris integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor.

Me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë të vitit 2021, IEOM i ENEMOs synon të rris integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor dhe të kontribuojnë në përmirësimin e besimit të publikut në rezultatet zgjedhore. Misioni do të vëzhgoj mjedisin politik dhe atë të fushatave, aktivitetet e organeve drejtuese të zgjedhjeve, fondet e fushatave, regjistrimin e kandidatëve dhe votuesve, reportazhet e zgjedhjeve të mediave, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe të gjitha aspektet e tjera kyçe të zgjedhjeve. IEOM i ENEMOs do të vlerësojë përputhshmërinë e të gjithë procesit zgjedhor me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin përkatës vendor.

ENEMO

Për të pasur informacionet e vërteta misioni i ENEMOs do të mbajë mbledhje me të gjithë akterët kyç vendor apo institucional.

Gjatë procesit të vëzhgimit, në mënyrë që të marrim informacione të qarta dhe të vërteta, misioni i ENEMOs do të mbaj mbledhje me të gjithë aktoret kyç vendor apo internacional. Këtu përfshihen kandidatët dhe partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, organet drejtuese të zgjedhjeve, përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, ambasadat, organizatat internacionale, mediat, etj. Bazuar në vëzhgimin e përfunduar dhe mbledhjeve të mbajtura, misioni do të publikoj një Deklaratë të Gjetjeve dhe Konkluzioneve Preliminare një ditë pas çdo raundi zgjedhor. Një Raport Final, i kompletuar me vlerësimin final dhe me rekomandime potenciale, do të publikohet përafërsisht dy muaj pas zgjedhjeve.

ENEMO

Ky është Misioni Vëzhgues Zgjedhor Internacional i katërt i ENEMOs në Kosovë, dhe misioni vëzhgues i 37 i ENEMOs në total që nga krijimi i këtij rrjeti në vitin 2001.

Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i ENEMOs në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021 në Kosovë mbështetet financiarisht nga National Endowment for Democracy (NED)./observeri/

Artikuj të ngjashëm