E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Emrat e anëtarëve për Bordin e BQK-së dërgohen në Kuvend për votim

- Advertisment -spot_img

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i ka përcjell Kuvendit emrat e kandidatëve për tre anëtarë jo ekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se gjithë kandidatët përmbushin kushtet ligjore dhe i mbetet deputetëve të zgjedhin anëtarët.

Në listën e parë për plotësimin e pozitës për një anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të BQK-së janë Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa.

Votimi për këta anëtarë do të bëhet me votim të fshehtë në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, ky Komision ka miratuar edhe një listë të dytë të shtatë kandidatëve potencialë për pozitën e dy anëtarëve tjerë joekzekutiv të Bordit të BQK-së. Lista e dytë e këtyre kandidatëve përbëhet nga Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci – Uka, Imrije Zeqiri, Nora Latifi – Jashari, Nuhi Ahmeti dhe Petrit Gashi

Edhe kjo listë pritet të dorëzohet në Kuvend, ku në njërën nga seancat e radhës pritet edhe votimi i tyre nga deputetët.

Kujtojmë se ka më shumë se një vit që BQK-ja ka mbetur pa Bord funksional në mungesë të kuorumit. Banka Qendrore e Kosovës për këto pozita kishte shpallur dy konkurse./Observeri/

Artikuj të ngjashëm