Observeri ka siguruar një sondazh te UBO consulting” i cili është financuar nga një parti politike për garën ne Prishtine. Sipas këtij sondazhi, Arben Vitia prin ne kryeqytet me 49,6%, përderisa Uran Ismaili është i dyti me 21,6%. Ndërkaq, kur te mblidhen votat e te anketuarve qe nuk e kane treguar preferencën e tyre për kandidatet, atëherë Vitia merr 51,9% dhe fiton pa balotazh.
Gara për Prishtinën është kthyer në më dramatiken, sepse rezultati tregon se gara për vendin e dytë është e ngushtë dhe duket se PDK-ja do ta fitoj pozitën e dytë.
E, në një sondazh që e ka kryer kompania “UBO consulting” këtë javë, për një parti politike, 49.6 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Arben Vitinë për kryetar të Prishtinës. 21.6 për qind e tyre kanë thënë se do ta votonin kandidatin e PDK-së, Uran Ismailin. Kandidati i LDK-së, Përparim Rama është i treti në listën e përzgjedhjes së të anketuarve.
3.5 për qind e të anketuarve kanë thënë se janë akoma të pavendosur, ndërsa një për qind prej tyre refuzojnë ta tregojnë zgjedhjen e tyre.
Daut Haradinaj, ndërkaq, del me 3.8 për qind. 1 për qind kanë zgjedhur kandidatin e AKR-së, Gëzim Mehmetin.

Nëse llogariten vetëm votat e atyre që janë deklaruar, Vitia del me 51.9 për qind, Ismaili me 22.6 për qind, ndërsa Rama me 20 për qind.

Cili kandidat për Prishtinën, do të ishte zgjidhja e dytë e atyre që kanë deklaruar se kë do ta votonin?
44.6 për qind e të anketuarve thonë se nuk kanë zgjedhje të dytë, ndërsa 21.7 për qind e kanë zgjedhje të dytë Uran Ismailin. 11.0 për qind e rendisin si zgjedhje të tyre të dytë Ramën, ndërsa 10.2 për qind Vitinë.

Të anketuarit e kanë vlerësuar programin e Vitisë si më të mirin për Prishtinën. Të dytin më të mirin, të anketuarit e kanë konsideruar programin e Ismailit të PDK-së. Ndërsa, i treti renditet ai i Ramës.
