E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Ekskluzive/ Publikohet Exit Poll-i për 7 komunat më të mëdha të Kosovës i realizuar nga Observeri.com

- Advertisment -spot_img

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë duke u zhvilluar këtë të diele të 17 tetorit.

Observeri.com ka përfunduar tashmë exit poll-in ‘Zgjedhjet lokale 2021’ të bërë në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës.

Hulumtimi është realizuar sipas metodës së rastit, ku për secilën komunë janë anketuar 500 qytetarë pasi që kishin kryer procesin e votimit përveç Prishtinës në të cilën janë përfunduar gjithsej 750 anketa.

Qytetarët pasi kanë përfunduar procesin e votimit janë pyetur se për cilin subjekt politik kanë votuar.

Puna në terren ka zgjatur 10 orë (07:00 – 17:30) ku më pastaj është realizuar kontrolli i pyetësorëve si dhe kontrolli i kualitetit të punës së anketuesve në terren. Pas kontrolleve janë përpunuar të dhënat.

Qyetet ku anketuesit e Observerit kanë zhvilluar Exit poll-in janë si në vijim:

  1. Prishtinë
  2. Podujevë
  3. Mitrovicë
  4. Gjakovë
  5. Pejë
  6. Prizren
  7. Gjilan

Pas përpunimit të të dhënave të përgatitur nga Observeri.com, në kryeqytet prin Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Nga 750 respondentë të deklaruar në pjesët urbane dhe rurale, 56.6% janë deklaruar se e votojnë Lëvizjen Vetëvendosje!.
E dyta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.4%, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17.9%.
Kandidati i AAK-së, ka marrë mbështetje prej 4.1%, ndërkaq ai i AKR-së është mbështetur nga 3.1% e qytetarëve Prishtinas.

Nga 750 respondentë, 399 kanë qenë gra dhe 351 kanë qenë burra. Të gjithë pjesëmarrësit e deklaruar kanë qenë votues në këto zgjedhje lokale.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të dhënat e përpunuara nga Observeri.com për Komunën e Gjilanit na tregojnë shifrat si në vijim:

LVV prin me 48.6%, e ndjekur nga LDK me 42.4%, e treta renditet PDK me 4.5%, ndërsa AAK merr gjithsej 3.5%.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Rezultati tjetër i përgaditur nga Observeri.com për Komunën e Gjakovës tregon rezultat shumë të ngushtë në mes të Mimoza Kusarit të LVV-së dhe Ardian Gjinit të AAK-së.

Nga 500 respondentë të deklaruar në pjesë urbane dhe rurale, 49.6% janë deklaruar se kanë votuar për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarin.
Menjëherë pas VV-së, mbështetje prej 44% ka marrë kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini i AAK-së.
E treta në Gjakovë është LDK-ja me 3.3%, e ndjekur nga PSHDK me 2.0% dhe PDK me 1.1%.

Nga 500 respondentë, 270 kanë qenë gra, ndërkaq 230 kanë qenë burra. Të gjithë pjesëmarrësit e deklaruar kanë qenë votues në këto zgjedhje.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tutje, rezultati për Komunën e Pejës deri në ora 17:30 i zhvilluar me qytetarët që kanë marrë pjesë në procesin e votimit është si në vijim:

LDK prinë me 46%, LVV 36.2%, dhe AAK 15.6%.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Sipas të dhënave të përpunuara për Komunën e Besianës nga 500 respondentë të deklaruar në pjesët urbane dhe rurale 52.2% janë deklaruar se e votojnë Lëvizjen Vetëvendosje!.
E dyta në Podujevë ka dalë LDK me 40.8%. E treta është PDK me 3.6%, kurse e katërta AAK me 2.4%. Nisma në Podujevë ka marrë 1%.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tutje, rezultatet për Komunën e Prizrenit deri në ora 17:30 janë si në vijim:

LVV 54.5%, e ndjekur nga PDK me 31.5%, dhe partia e tretë renditet AAK me 15.6%, LDK 8%.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Rezultati tjetër i përgaditur nga Observeri.com për Komunën e Mitrovicës është si vijon:

Nga 500 respondentë të deklaruar në pjesët urbane dhe rurale, 55% janë deklaruar se e votojnë Lëvizjen Vetëvendosje!.
E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 35.5%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 6.3%. Të tjerët, kanë marrë mbështetje prej 3.2%.

Nga 500 respondentë, 278 kanë qenë burra dhe 222 kanë qenë gra. Të gjithë pjesëmarrësit e deklaruar kanë qenë votues në këto zgjedhje lokale.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Artikuj të ngjashëm