E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

EKSKLUZIVE/ Dekonspirohet spiunazhi më i madh politik i viteve të fundit- PDK infiltron agjentin brenda VV-së dhe monton rastin për blerje votash

- Advertisment -spot_img

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë bërë që situata politike të arrijë kulminacionin e saj.

Redaksia e Observerit ka arritur që nga burimet e saj të siguroj prova materiale të cilat shpërfaqin skandalin më të madh politik të viteve të fundit në Kosovë.

Beteja mes subjekteve politike si duket ka arritur deri në nivelet ku angazhohen zyrtarë politik e agjentë të cilët montojnë raste kundrejt kundërkandidatëve.

Nga provat e siguruara, një skandal i madh ka ndodhur në qytetin e Shtimes ku janë të përfshirë zyrtarë të PDK-së të cilët kanë pushtetin në këtë komunë.

Para zgjedhjeve lokale të 17 Tetorit, në portalet vendore kishte qarkulluar një video ku përflitet që vëllai i Qemajl Aliut, kandidatit të LVV për kryetar të Shtimes, është zënë duke blerë vota.

Kjo del të jetë e pavërtetë dhe një rast i montuar politik. Observeri ka arritur që të siguroj një videoincizim ku dekonspirohet ky inskenim i bërë nga kampi i Partisë Demokratike e Kosovës.

Sipas videoincizimit, PDK kishte arritur që të infiltroj njerëz në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në mënyrë që të spiunoj secilën lëvizje të zyrtarëve të kësaj partie.

Agjenti i angazhuar nga PDK, kishte arritur që të anëtarësohet në VV dhe çdo ditë të merrte pjesë në aktivitetet e kësaj partie.

Ai kishte incizuar dhe fotografuar secilën lëvizje dhe veprim të aktivistëve të VV-së. Në një moment kur aktivistët e VV-së ishin duke mbledhur para për të zhvilluar një aktivitet brenda zyreve të VV-së, agjenti i PDK-së e kishte incizuar këtë dhe e kishte përdorur si provë për kinse blerje votash.

Kryetari i Shtimes nga radhët e PDK-së, Naim Ismajli, e kishte përdorur këtë video të inskenuar kundër kandidatit të VV-së, Qemajl Aliut për ta dëmtuar këtë të fundit në procesin elektoral.

Mirëpo, kjo video e plasuar nga kampi i PDK-së të cilët e akuzojnë kampin e VV-së për blerje votash del të jetë e montuar pasiqë paratë e mbledhura nuk ishin destinuar për blerje votash.

Sipas burimeve të Observerit brenda VV-së në Shtime, paratë e grumbulluara ishin të destinuara për të blerë fishekzjarre në rast të një fitoreje pa balotazh.

Këtë e ka pranuar edhe vet agjenti i PDK-së.

Në videon e siguruar nga Observeri, i infiltruari i PDK-së në zyret e VV-së, (A.A) bisedon me Adnan Muharremin, shoferin e kryetarit të Shtimes, Naim Ismaili, njëherit edhe nipi i këtij të fundit.

Në bisedën e siguruar nga Observeri i infiltruari i tregon shoferit të Naim Ismailit se është zbuluar nga të gjithë.

E kanë marrë vesh krejt. Kush e qysh e tek prej A deri në ZH e kanë marrë vesh.

Dëgjohet duke thënë agjenti i PDK-së (A.A)

Shoferi i kryetarit të Shtimes, Adnan Muharremi, interesohet mbi atë se si është kuptuar i infiltruari dhe pyet se qysh e kanë marrë vesh.

I infiltruari (A.A) përgjigjet se nuk e di dhe se të gjithë po e kërkojnë ndërsa, Adnan Muharremi mundohet ta relativizoj situatën duke i thënë se të gjitha janë të vërteta lidhur me blerjen e votave. Mirëpo, i infiltruari i kundërpërgjigjet duke thënë se e gjitha ka qenë një gënjeshtër.

Po tashti ajo u kanë rren.

I infiltruari A.A

Gjithashtu agjenti i infiltruar tregon se si e ka gjendjen ngushtë dhe se duhet të takohet me zyrtarë të lartë të PDK-së për të siguruar mbrojtje dhe të paguhet për punën e bërë.

Shoferi i kryetarit i kthen përgjigje duke i thënë se për para nuk ka problem dhe se do të flas me kryetarin (Naim Ismaili) dhe Lumin për vijimësinë e gjërave.

Paret, kadal prit nihere burrë se për pare sss… Ani hajt se tash kqyri foli me kryetarin (Naim Ismaili) edhe Lumin edhe kqyrmi çka qysh tek.

thotë Adnan Muharremi

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë të bisedës mes agjentit të infiltruar të PDK-së dhe shoferit të kryetarit Naim Ismaili. Videot tjera ekskluzive do të dalin gjatë ditës së nesërme për të dekonspiruar në plotni skandalin më të madh politik të viteve të fundit në Kosovë.

/observeri/

Lexo edhe: Konjufca: Rrëzimi i Qeverisë Kurti ishte plan nga PLAN-i

Artikuj të ngjashëm