Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon sot do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, ku do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas njoftimit të DHSK-së, kjo vizitë shënon fillimin e angazhimit të shtuar të kryetares në ndërgjegjësimin e e DHSK-së.
Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të kryetares dhe të administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale Covid-19, kryetarja dhe administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Kosovë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët.
Njoftimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet ta vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por me seli në Hagë. Ajo i heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000./observeri/
Lexo edhe: Koloneli i ushtrisë së Guinesë tha se ushtria ka marrë nën kontroll e shtetin