E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Edita Tahiri lavdëron veten ndërsa kritikon qeverin Kurti, thotë se dy pikat kufitare në veri të vendit i ktheu në protektorat

- Advertisment -spot_img

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se Qeveria i ka kthyer dy pikat kufitare në veri, nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar, shkruan Observeri.

Tahiri ka shkruar se ekziston rreziku që i tërë veriu të kthehet në protektorat, nëse sipas saj, kjo qeveri vazhdon të jetë e pa aftë në negociatat në Bruksel.

Nëse kjo qeveri vazhdon te jetë e pa aftë në negociatat e Brukselit ka rrezik që ta kthej krejt pjesën veriore në protektorat, që është një synim djallëzor i Sërbisë.

Ajo tutje ka shkruar se në vitin 2011, sa ishte kryengociatore me qeverinë e asaj kohe vendosën kufirin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshjen e Brukselit për IBM-in, kthyen policinë dhe doganat shtetërore të Kosovës në këto dy pika kufitare.

Lexo edhe: Presidentja Osmani uron Gjermaninë për përvjetorin e 31 të Bashkimit

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm