E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Edita Tahiri e quan skandaloze deklaratën e Besnik Bislimit për arkivat

- Advertisment -spot_img

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tregoi sot se në takimin me përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq të mërkurën janë marrë vesh që të hapen të gjitha arkivat.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se është skandaloze barazimi I arkivave të ushtrisë çlirimtare me atë të një ushtrisë vrastare.

Skandaloze barazimi i arkivës se një ushtrie vrastare me ate te një ushtrie çlirimtare. Dështim i pafalshëm i delegacionit te Kosovës në dialogun e Brukselit dje.

Edita Tahiri – Ish-negociatore e Kosovës për dialog me Serbinë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në një konferencë për media ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Bislimi tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore. Ai tha poashtu që ndërprerja e marrëveshjes për targat që ka pasur afat skandence është interpretuar nga Bashkimi Evropian si shkelje nga ana e palës kosovare./observeri/

Lexo edhe: Nagavci thotë që Qeveria do të vendos për fillimin e procesit mësimor

Artikuj të ngjashëm