E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Edi Rama pret me ceremoni shtetërore Von der Leyen

- Advertisment -spot_img

Rreth orës 09:00 të paradites së sotme presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ajo u prit në pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni shtetërore.

Ata nderuan në këmbë himnet dhe më pas duke ecur në tapetin e kuq në ambientet e brendshme të Pallatit të Brigadave shkrepën edhe foton zyrtare për të vijuar takimin kokë më kokë me dyer të mbyllura.

Vetë Ursula Von Der Leyen ka ndarë një mesazh në rrjetin e saj social Twitter. Ajo thekson se mesazhi i saj është i qartë se ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Lexo edhe: Bllokada ul importin e mallrave nga Serbia

Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ne po përgatitemi tani: Duke kapërcyer COVID, së bashku. Duke investuar në mënyrë strategjike. Duke i dhënë mundësi rinisë sonë.

Pas takimit me kreun e qeverisë, presidentja e Komisionit Evropian do të drejtohet për në presidencë ku do të takohet me presidentin Ilir Meta. Ndërkohë pas orës 11:00 ajo do të zhvillojë një vizitë në një shkollë në Qerek të Krujës ku do zhvillohet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama. m.v

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm