E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Edhe punonjësit e sektorit privat të angazhuar në spitale kërkojnë shtesa në paga

- Advertisment -spot_img

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar sot që edhe punëtorëve të sektorit privat që janë të angazhuar në spitale gjatë pandemisë, tu ndahen shtesa në paga, shkruan Observeri.

Ai shtoi se nuk shiten për 60 euro dhe se koha kur kjo kategori e punëtorëve është keqpërdorur ka kaluar.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha në një konferencë për medie se punëtorët e shërbimit teknik dhe ata të sigurimit fizik të spitaleve e QMF-ve u degraduan me diferencimin për shtesën prej 60 euro.

Jusufi tha se po u bëhet diskriminim kësaj kategorie të punëtorëve, derisa ka thënë se do të këmbëngulin për realizimin e kërkesave të tyre.

E gjithë kjo marrëzi e qeverisë për dallimin dhe diskriminimin që po bën për pagat shtesë ndaj punonjësve që janë në front të parë me COVID-19 nuk duhet të ndodhë, pasi nuk përkon me sloganin parazgjedhor ‘Krejt dhe Drejt’.

Lexo edhe: Lëvizja Vetëvendosje ngushëllon familjarët e viktimave në Tetovë, kërkon hetim serioz

Nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, për hir të situatës së krijuar nga COVID-19, kjo sindikatë ka paralajmëruar se nuk do të organizojë protestë para datës 30 shtator.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm