E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Edhe pse e kishte mbështetjen e Listës Serbe, LDK-ja humbi në Gjilan (FOTO)

- Advertisment -spot_img

Të dielen e 17 Tetorit u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovë.

Pas një gare elektorale me mjaftë zhvillime, 19 komuna do shkojnë përsëri në balotazh. Ndër komunat që do shkojnë në balotazh është edhe komuna e Gjilanit.

Pas dy mandatesh qeverisje, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është mundur në raundin e parë nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.

Sipas rezultateve preliminare të nxjerra nga ana e KQZ-së, vërehet se në disa vendvotime kryetari i Gjilanit kishte marrë mbështetje nga ana e serbëve lokal.

Në gjashtë vendvotime në Gjilan, votat për asamble kishin shkuar për Listën Serbe, ndërsa votat për kryetar kishin shkuar për Lutfi Hazirin. Bëhet fjalë për vendvotimet në Kishën Vuk Karadziç, Sveti Sava-Ponesh, Branko Radiceviç-Cernicë dhe Vuk Karadziç-Kmetovc.

Më poshtë ju sjellim rezultatet e këtyre vendvotimeve ku vërehet se Lista Serbe e kishte mbështetur LDK-në në këto zgjedhje komunale në Gjilan:

Vendvotimi 0412d/01d – Kisha Vuk Karadzic
Per Asamble – Lista serbe 95.92%
Per Kryetar – Lutfi Haziri 86.05% (37 Vota)

Vendvotimi 0415d/01r – Vuk Karadzic – Šilovo
Per Asamble – Lista serbe 86.93%
Per Kryetar – Lutfi Haziri 79.11% (178 Vota)

Vendvotimi 0415d/02d – Vuk Karadzic – Šilovo
Per Asamble – Lista serbe 94.20%
Per Kryetar – Lutfi Haziri 85.27% (191 Vota)

Vendvotimi 0420d/01d – Sveti Sava – Ponesh
Per Asamble – Lista serbe 56.5%
Per Kryetar – Lutfi Haziri 68.69% (226 Vota)

Vendvotimi 0422d/01d – Branko Radicevic – Cernice
Per Asamble – Lista serbe 94.24%
Per Kryetar – Lutfi Haziri 94.74% (54 vota)

Vendvotimi 0428d/01d – Vuk Karadzic Kmetovc
Per Asamble – Lista serbe 95.24%
Per Kryetar – Lutfi Haziri 94.74% (129 vota)

Artikuj të ngjashëm