E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Edhe Enver Hoxhaj mbështet vendimin për reciprocitet

- Advertisment -spot_img

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj përmes një postimi në twitter ka thënë se e mbështet plotësisht vendimin e qeverisë për reciprocitetin për targat duke shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të reagojnë ndaj veprimeve të Serbisë.

Hoxhaj tha se derisa ishte në qeveri ka mbështetur reciprocitetin me Serbinë veçanërisht, siç u shpreh ai, kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit.

Kur isha në Qeveri, unë mbështesja reciprocitetin me Serbinë, veçanërisht kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit! Tani si deputet i opozitës, unë gjithashtu mbështes plotësisht vendimin e drejtë të Qeverisë për targat e makinave. SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë.

Enver Hoxhaj

Lexo edhe: Ramush Haradinaj mbështet Qeverinë Kurti dhe Policinë e Kosovës

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm