Një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka raportuar në Polici se është sulmuar nga pronari i një lokali, tek i cili bashkë me kolegët e saj, kishin shkruar për ta kontrolluar atë, meqë ishte duke punuar jashtë orarit të përcaktuar sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
I dyshuari – pronari i lokalit i kishte fyer inspektorët pastaj e kishte sulmuar viktimën e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por i dyshuari nuk është hasur pasi e kishte mbyllë lokalin dhe ishte larguar.
Njoftimi i policisë
Lexo edhe: Reuters: BE nuk jep më garanci për anëtarësimin e Ballkanit
Në raportin policor thuhet se, viktima ka marr trajtim mjekësor si pasojë e sulmit ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 22:20.