E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Dyshohet për dy fëmijë të vdekur në Gjakovë, pasi shtëpia është kapluar nga zjarri

- Advertisment -spot_img

Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës.

Policia për këtë rast është informuar rreth një orë më parë dhe mënjëhërë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Policia ka konfirmuar se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe dyshohet se kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, djem të axhës mes vete.

Lexo edhe: Sa e zvogëlon vaksinimi rrezikun e COVID-it të gjatë?

Lumni Graishta, drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës, tha për Express se për të miturit po presin konstatimin e mjekut.

Presim konstatimin e mjekut, zjarri është në zhvillim e sipër. Fëmijët janë të gjinisë mashkullore, 10-13 vjeç.

Në vend ngjarje është policia, zjarrëfikësit dhe mjekësia ligjore.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm