E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Dyhohet se talibanët plaçkitën thesarin e ‘Aleksandrit të Madh’ nga muzeu/ Detaje

- Advertisment -spot_img

Muzeu i Kombëtar afgan në Kabul është mbyllur dhe koleksioni i Baktrian, është zhdukur. Ky koleksion është praktikisht një thesar i vërtetë, një prej pesë koleksioneve më të rëndësishme në botë i përbërë nga 22 mijë objekte prej ari, sot mungon dhe fati i tij mbetet mister.

Nuk ju them dot se ku gjendet, është një temë shumë delikate

Drejtori i muzeut, Mohammad Fahim Rahimi.

Ky koleksion është praktikisht një thesar i vërtetë, një prej pesë koleksioneve më të rëndësishme në botë i përbërë nga 22 mijë objekte prej ari, sot mungon dhe fati i tij mbetet mister.

Disa thonë se është dërguar jashtë kufijve, të tjerë se është në duart e talibanëve që e kanë ndarë tashmë pretendojnë mediat italiane. Koleksioni ka një vlerë të paçmuar e ndërsa qeveria talibane ka nevojë të ngutshme për para, ajo nuk e ka fshehur ndonjëherë mungesën e interesit për historinë antike.

Thesari nga koha e Aleksandrit të Madh, u mendua fillimisht i humbur gjatë qeverisjes së mëparshme talibane në 2003-shin, por më pas u gjet i mbyllur në Bankën Qendrore të Kabulit. Presidenti i atëhershëm afgan, Hamid Karzai nxori një dekret për hapjen e kasafortës gjigande që nxori në dritë mes të tjerash gjerdanë, medaljone, kurora të rralla.

Vetëm nga ekspozimi i thesarit deri në 2020’n, u mblodhën 4.5 milionë dollarë.

Organizimet fanatike islamiste si Talibanët nuk e kanë fshehur përçmimin për trashëgiminë kulturore të qytetërimeve tjera. Është e famshme sulmi me tank i shtatores së gdhendur së Buda në luginën Banyan, një akt barbarë ndaj një objekti të mbrojtur nga UNESCO.

Organizata tjetër islamiste terroriste ISIS shfaqi të njëjtën përbuzje jo tolerante ndaj trashëgimisë kulturore si në Siri dhe në Irak.

Lexo edhe: Më 27 shtator fillon mësimi në objekte shkollore, thotë AKK

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm