Policia e Kosovës në raportin 24 orësh tregon për rastet e aksidenteve në trafik.
Një veturë dhe një motoçikletë janë aksidentuar në Vushtrri, ku ngasësi i motoçikletës është lënduar nga impakti i goditjes.
Fsh. Pestovë, Vushtrri, 05.09.2021 – 14:50. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçikletë dhe një veture. Si pasojë, motoçiklisti mashkull kosovar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
Policia e Kosovës
Një veturë goditi një fëmijë në Gjakovë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Qendra e Junikut, 05.09.2021 – 12:50. Vozitësi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare – fëmijë. Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima e cila është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës
Një i dyshuar i dehur në Prishtinë ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi kishte shkaktuar një aksident trafiku.
Rr. Hyzri Talla, Prishtinë, 05.09.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident trafiku, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës
Lexo edhe: Afro 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Prishtinë