E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale “Trafikim me njerëz” ndaj një femre të mitur në Prizren

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren dy perdona kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz ndaj viktimës femër kosovare (e mitur), përcjell Observeri.

Në raportin 24 orësh policia njofton se viktima është strehuar në vend të sigurt, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur me datë 8 shtator, rreth orës 22:00, ku të dyshuarit janë arrestuar.

Lexo edhe: Kjo është shuma e parave që dyshohet se mori si ryshfet zyrtari i AQP-së për dhënie të tenderit


TRAFIKIM ME NJERËZ

Prizren 08.09.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër  kosovare (e mitur). Viktima është strehuar në vend të sigurt, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm