E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Dy persona janë arrestuar për shitje të substancave narkotike në dy lokale gastronomike të Prishtinës

- Advertisment -spot_img

Në njërin rast të dyshuarit i janë konfiskuar 9 gramë substancë e narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës

Ndërsa, në rastin tjetër dyshohet në momentin kur ka hyrë policia në lokal, një person ka hedhur pesë qese me kokainë në guacën e tualetit.

Gjatë kontrollit të lokalit, janë gjetur dhe konfiskuar: një armë me një karikator me 35 fishekë, një thikë ushtarake, një palë dylbi ushtarake, një qese e mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 16.7 gr, dhe hashash me peshe 0.5 gr, një qese me kokainë me peshë 0.6 gr, një peshore digjitale dhe para të gatshme 1,397.40 euro.

Policia e Kosovës

Bëhet e ditur se njësitet policore kanë bërë edhe kontrollimin e shtëpisë se të dyshuarit ku kanë gjetur dhe konfiskuar shtatë paketime najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 85.2 gr. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./observeri/

Lexo edhe: Plaçkitet një postë e shpejtë private në Kosovë

Artikuj të ngjashëm