E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Dukugjin Lipa takohet me Vjosa Osmanin: Falemderit për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë

- Advertisment -spot_img

Anëtari i grupit ODA, si dhe organizatori i festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, njëkohësisht edhe babai i këngëtares kosovare me famë botërore Dua Lipa, Dukagjin Lipa, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Presidentja Osmani ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë, por para vizitës së saj në Gjermani, ajo ka mirëpritur në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”, këtë e ka bërë të ditur vetë organaizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, përmes një fotografie në rrjetin social Instagram.

Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore

Lexo edhe: Plenkoviq: Kroacia do t’i kërkojë Serbisë kompensim për dëmet e luftës

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm