E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, tha se COVID-19 po shkakton dëmtime në sistemin nervor

- Advertisment -spot_img

Sipas Nexhmedin Shalës COVID-19 po shkakton mpikjse e dëmtim të enëve të gjakut.

Ai ka thënë se COVID-19 ndikon edhe në përkeqësimin e gjendjes tek pacientët me Alzheimer.

Mekanizmi i shfaqjes së Alzheimerit veç është i njohur në botë. Sigurisht që një i sëmurë që bartë në vete Alzheimier do ta rrisë intensitetin e shfaqjes së simptomave dhe është një ndërlidhje që Covid-19 me mekanizmat imologjik mund të ndikojë edhe te kjo sëmundje në kuptimin e përkeqësimit të saj. Kur kemi një sëmundje të tillë e cila dëmton rëndë kujtesën tonë për funksione psikologjike një infeksion me Covid-19 që mund të bartë në vete komplikime neurologjike dhe psikologjike do ta rëndojë shumë një çrregullim siç është Alzheimier. Ka pacientë që kanë pasur mbi vete diagnozë të tipit të Alzheimer dhe janë prekur me Covid-19.

Nexhmedin Shala – Drejtori i Klinikës së Neurologjisë

Ai shtoi se koronavirusi prekë edhe sistemin nervor periferik, duke shfaqur komplikime neuropsikologjike.

Covid-19 në sistem nervor qendror dhe në sistemin nervor periferik, por edhe në shëndetin mendor ka shfaqje të konsiderueshme simptomash, komplikime neuropsikologjike që janë evidente. Për të bërë ndërhyrje pacienti duhet të jetë i konfirmuar që është me Covid-19 qoftë me test të shpejt ose valid dhe duhet ta ketë një radiografi gjoksi ose mushkërish që e konfirmon prezencën e infeksionit me sistemin respirator. Nëse kemi simptoma të prekjes së sistemit nervor qendror ose periferik atëherë kjo ndërlidhje mund të konsiderohet e mundshme. Sars-Cov shkakton dëmtime në mpiksjen e gjakut dhe shkakton enët e gjakut në sistemin nervor qendror.

Shtoi Shala

/observeri/

Lexo edhe: Këto janë rregullat e reja anti-COVID në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm