E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Doza të vaksinës së AstraZeneca-s u dërguan edhe në regjionin polar të globit

- Advertisment -spot_img

Dozat e kësaj vaksine u dërguan në zonën e largët këtë javë për t’i imunizuar 23 anëtarët e stafit në një stacion kërkimor britanik, i quajtur “Rothera”.

Përpos disa rasteve në një bazë të Kilit, Antarktiku nuk është prekur nga koronavirusi. Agjencitë ndërkombëtare të shkencës duan që ta mbajnë rajonin në këtë gjendje.

Vaksinat u transportuan përmes fluturimeve me ndërprerje në Senegal e Ishujt Falklands. Dozat u desh të mbahen vazhdimisht në një paketim të posaçëm për t’i ruajtur në temperaturë nga 2 deri në 8 gradë.

Doza e parë e vaksinës tashmë u është dhënë shkencëtarëve që qëndrojnë në atë pjesë, inxhinierëve dhe stafit përkrahës. Doza e dytë do të jepet pas katër javësh.

Antarktiku është pjesa më jugore e planetit ku është dërguar vaksina e kompanisë “AstraZeneca”, duke bërë që ilaçi tashmë të ndodhet në të gjitha kontinentet./observeri/

Lexo edhe: Anëtari i Listës Guxo vije nga Zvicra në Kosovë për të përkrahur kandidatin e Vetëvendosjes në Istog

Artikuj të ngjashëm