E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Dorëzohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë

- Advertisment -spot_img

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit në Mitrovicë është dorëzuar në Polici.

Lidhur me rastin njoftohet se kanë qenë dy të dyshuar, ndërkaq në Polici është dorëzuar A.Z. 23-vjeçar.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21 vjeçar janë duke vazhduar edhe me tej.

Rreth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021,  policia në Mitrovicë, në rrugën ‘Artim Jashari’ pas një zënke-mosmarrëveshje është  sulmuar fizikisht viktima: A .M. 25-vjeçar, lëndimet dyshohet të i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë.

I lënduari -viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është transportuar në QKUK- ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML./observeri/

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri nga tribuna në ndeshjen e kategorisë së tretë argjentinase, qëllohet trajneri

Artikuj të ngjashëm