E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Dodiku nuk bindet nga SHBA-ja për “rrënimin” e Bosnjës

- Advertisment -spot_img

Lideri i partisë serbe SNSD dhe anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, nuk është bindur të heqë dorë nga rrënimi i funksionalitetit të këtij shteti as pas takimit të sotëm me zëvendësndihmës-sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar.

Escobar pas takimit me Dodikin dhe politikanë të tjerë në këtë vend tha i bindur se nuk do të ketë luftë, ndërkohë Dodik i quajti presionet nga jashtë në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës.

Ai, përcjell gazeta “Oslobodjenje”, për nesër ka paralajmëruar dërgimin e pesë projektligjeve për votim në Kuvendin e Republika Srspkas, përmes të cilave do të tërhiqen përgjegjësitë që i janë deleguar nivelit qendror në Sarajevë.

Politikani serb ka paralajmëruar sistem të veçantë për mbledhjen e taksave në Republika Srpska dhe krijimin e ushtrisë së këtij territori.

Mediat në Bosnjë e kanë quajtur këtë iniciativë si “dy shtete brenda një kulmi”.

Dodik më herët ka folur edhe për mundësinë e një lufte dhe ka thënë se nëse do të vijë deri te kjo, do të ketë ndihmën e Rusisë./observeri/

Lexo edhe: KMDLNj-ja thotë se Dhomat e Specializuara po shkelin të drejtat e njeriut

Artikuj të ngjashëm