E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Do të kërkohet llogari nga Serbia për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në takimin e parë Konstituiv të Komisionit Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë luftës 98/99.

Ai tha se trashëgimia kulturore është ndër burimet më të fuqishme të kulturës së vendit. Sipas tij, gjatë luftës 98-99, Kosova ka përjetuar humbjen fatale të trashëgimisë së vendit.

Shkatërrimi masiv në zonat urbane dhe rurale, qindra xhami, kulla, ndërtesa tradicionale janë shkatërruar. Në gjykimet e tribunalit të Hagës, shkatërrime të tilla janë konsideruar si krim kundër njerëzimit. Tribunali ka dënuar 6 zyrtarë serbë. Pas afro 22 viteve për herë të patë kemi vendosur një hap për shkatërrimet e qëllimshme.

Lexo edhe: Gjysma e kryeqytetit pa energji elektrike si shkak i një defekti, KEDS jep sqarime

Ai ka shtuar se gjatë punës së komisionit do të merren parasysh të gjitha dokumentimet dhe se me kontributin e të gjithëve ai u shpreh i bindur se rezultatet do të jenë afirmative.

Edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se para 22 viteve, përveç humbjeve të njerëzve janë shkatërruar qëllimshëm edhe monumentet kulturore.

Shkatërrimi i qëllimshëm është konsideruar si krim. Ky komision është formuar me qëllim të hulumtimit regjistrim dhe dokumentim të trashëgimisë.

Më tej, ai ka prezantuar edhe anëtarët e këtij komisioni.

Artikuj të ngjashëm