E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Djathtistët serbë protestojnë me fyerje kundër shqiptarëve, Policia nuk i lejon t’i afrohen ambasadës së SHBA-së në Beograd

- Advertisment -spot_img

Forca të mëdha policore nuk kanë lejuar djathtistët serbë t’i afrohen Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, të cilët provuan të organizojë protestë në përkrahje të serbëve në Kosovë.

Sipas vlerësimeve të mediave rreth 40-50 veta ishin mbledhur për të protestuar.

“Djathtistët” kanë bërë xhiro nga kordoni policor, përpara ambasadës amerikane, deri të selia e Televizionit “Pink”, të cilën po e akuzojnë se po akuzojnë se po raporton në interes të partisë në pushtet Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiqit, njofton REL, përcjell Observeri.

Protestuesit e grumbulluar janë ndalë edhe pranë Ambasadës së Shqipërisë, duke brohoritur parullën “Kosova është zemra e Serbisë”. Ndërsa, policëve të rreshtuar përreth ambasadës u kanë thënë “shkoni në Kosovë”.

Përveç këngëve nacionaliste për Kosovën, ata kanë përdorur fjalë fyese për shqiptarët dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Damjan Knezheviq, udhëheqësi i të ashtuquajturës “patrullat popullore”, në fjalimin e tij pranë objektit të TV “Pink”, ka ftuar serbët e Kosovës t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale, duke porositur se të grumbulluarit aty “qëndrojnë pranë popullit [serb] në Kosovë”.

Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”.

Protestuesit kanë mbajtur flamurin me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” me hartën e Kosovës.

Forca të mëdha policore kanë rrethuar lagjen e Beogradit, ku janë selitë e shumë ambasadave.

Artikuj të ngjashëm