E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Disa studentë tentojnë keqpërdorimin e kartelave të tyre

- Advertisment -spot_img

Qëndrimin në konvikte dhe ushqimin në mensë po tentojnë ta keqpërdorin disa studentë, duke i shitur e blerë kartelat e tyre.

Kjo dukuri sipas drejtorit të Qendrës Studentore, Fatmir Sfishtës, kishte ndodhur edhe në të kaluarën.

Ai paralajmëron masa të rënda për të gjithë ata studentë që keqpërdorin atë që iu është ndarë atyre në bazë të pikëve.

Ata studentë që tentojë ta shesin vendin e tyre që iu është ndarë nga Qendra e Studentëve do të penalizohen. Ndaj tyre do të merren masa radikale deri aty sa viteve të ardhshme nuk do të kenë më të drejtë të aplikojnë për një vend në konvikt. Iu bëjë thirrje atyre që duan të tentojnë të qesin ën rrjete sociale vendin e tyre mos ta bëjnë se do të jetë në dëm të tyre.

Fatmir Sfishta – Drejtor i Qendrës Studentore për RTV Dukagjinin

Edhe Drejtori i mensës së studentëve thotë se kohë pas kohe ka tendenca për manipulime, por që sipas tij ato veprime nuk ka mundësi që të ndodhin.

Në raste të tilla kur ka pasur keqpërdorime, studentëve të tillë u është hequr e drejta për t’u ushqyer në mensë, dhe njëkohësisht iu është pamundësuar që në të ardhmen të aplikojnë për t’u ushqyer.

Fahri Osmani – Drejtor i Mensës së studentëve

/OBSERVERI/

Lexo edhe: Phillips: Serbia duhet të ndalojë së kërkuari trajtim special nga bashkësia ndërkombëtare

Artikuj të ngjashëm