E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Disa qytetarë në Prishtinë kanë protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm

- Advertisment -spot_img

Një grup qytetarësh në mënyrë të organizuar kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Para ndërtesës së Qeverisë, të dielën ka protestuar një grup qytetarësh, duke kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm. Ata paralajmëruan se vendimin e Qeverisë për vaksinim do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Pjesa më e madhe e tyre u pa maska dhe pa distancë sociale.

Kryeministri e ka shti në terr popullatën dhe nuk do me dëgjua për askënd. Nuk respektohen të drejtat tona dhe me Kushtetutë është shkelje e të drejtave tona. Andaj nuk lejojmë që dhunshëm me u shpu, dhe as fëmijët tanë nuk do i lejojmë të na i vaksinojnë.

Arian Xhezairi – Iniciues i protestës

Tutje, protestuesi Arianit Sllamniku, tha se çështja e vaksinimit është padrejtësi ndaj tyre, dhe se çështjen në Kushtetuese do ta dërgojnë të hënën në ora 13:00.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë nga koronavirusi kanë vdekur 2.772 persona, derisa pozitivë kanë rezultuar 156.578.

Disa nga pjesëmarrësit e kësaj proteste janë parë duke qëndruar afër njëri-tjetrit pa maska. E që vetëm një numër i vogël i tyre respektuan masat anti-Covid.

Vlen të theksohet se vaksinimi mbetet metoda më efikase për mbrojtje nga koronavirusi dhe është çelësi i vetëm për të dalur nga pandemia./observeri/

Lexo edhe: Mbi 2 mijë gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19 shqiptohen 24 orët e fundit

Artikuj të ngjashëm